LIFESTYLE, 20 Shtator 2020, 11:48

“Duke bërë filma dhe fëmijë”, Arbana Osmani nuk i ndahet Eduartit, publikon momentin më të bukur nga puna me partnerin

“Duke bërë filma dhe fëmijë”, Arbana Osmani nuk

Moderatorja Arbana Osmani ka shoqëruar së fundmi partnerin e saj, Eduart Grishajn në projektet e tij kinematografike. Eduarti ka ndarë në rrjetet sociale momente të ndryshme nga puna e tij, ndërkohë që nuk ka harruar as të kujdeset për Arbanën. Moderatorja ka postuar një çast romantik me partnerin e saj dhe e ka shoqëruar me një shprehje që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Arbana shihet duke përqafuar Eduartin, ndërsa ai i dhuron një puthje në ballë.
“Duke bërë filma dhe fëmijë. Gjatë xhirimeve të ‘Sofia’ film i drejtuar nga artisti im i preferuar Eduart Grishaj. I uroj atij dhe të gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Arbana krah fotos ku në sy bie barku i rrumbullakosur. Moderatorja ka marrë me vete në këtë udhëtim djalin e saj Jon, të cilin nuk e lë asnjëherë vetëm.
 
View this post on Instagram
 

Morning cuddles ❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on