LIFESTYLE, 18 Shtator 2020, 21:09

Për ditëlindjen e motrës, Afërdita zbulon një sekret që lidhet me bashkëshortin


Sot në familjen e Afërdita Dreshajt është një ditë special, pasi motra e saj feston ditëlindjen.

Jehona është aq bukuroshe sa këngëtarja dhe kjo e fundit nuk kishte se si mos t’i bënte një urim publik.

Ajo ka postuar disa foto dhe video në Instagram dhe ka shkruar ndër të tjera krahas njërës prej tyre: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua më shumë se ajrin”.

Mirëpo, këngëtarja zbuloi edhe një “sekret” të lezetshëm për veten dhe bashkëshortin, Jakub Kindl.

Ata janë lidhur në ditën e lindjes së Jehonës, ndaj kjo ditë është po aq speciale edhe për ata të dy.