TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanye West ka shpenzuar gati 6 milion dollarë gjatë fushatës presidenciale për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara. 43-vjeçari vijon fushatën për të zëvendësuar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe raporti i financave të reperit ka zbuluar shumën marramendëse që ka harxhuar për aspiratën e tij për të drejtuar amerikanët.
Sipas një raporti nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve, Kanye ka shpenzuar 5.9 milion dollarë në fushatë dhe ka mbi 1.2 milion dollarë borxh të papaguar, i cili u detyrohet këshilltarëve.
4.4 milion dollarë janë shpenzime të ndryshme të lidhura me votimin, ndërkohë aktualisht reperi është në fletëvotim në një numër shtetesh, dhe në proces gjyqësor për t’u përfshirë edhe në të tjerë.