TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori maltez në Finlandë, Michael Zammit Tabona është shkarkuar nga posti, pas një postimi në rrjetet sociale, ku ai e krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist, Adolf Hitler.
Të premten, që ishte edhe ‘Dita e Evropës’, Zammit Tabona do të shkruante në rrjetin e tij social: “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Evropën”.
Shkarkimi i Zammit Tabona, i cili ishte emëruar ambasador në Finlandë në vitin 2013 u konfirmua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Evarist Bartolo shkruan “Malta Today”.
Bartolo tha se Zammit Tabona do të duhet t’i kërkojë falje ambasadës gjermane për komentet e tij. Ministri shtoi se i kujton diplomatëve rëndësinë e përdorimit të mediave sociale në mënyrën e duhur dhe me përgjegjësi.