AKTUALITET, 21 Prill 2020, 10:17

“Masa gjysmake, s’po ndihmon qytetarët”, Basha akuza qeverisë ‘Rama’: Ka dështuar në përballimin e koronavirusit

“Masa gjysmake, s’po ndihmon qytetarët”, Basha akuza


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka hedhur akuza kundër qeverisë 'Rama'.

Basha në një deklaratë nga selia blu, u shpreh se qeveria s’ka asnjë plan për përballimin e situatës së COVID-19.

“Qeveria nuk ka as plan dhe as strategji për përballimin e situatës. Qytetarëve iu kërkua që të qëndronin në shtëpi dhe bizneset u mbyllën, por nuk u ndihmuan.

Pasi qeveria mori masa gjysmake. Bizneset po mbyllin mijëra vende punë, pasi nuk kanë mbështetje”, tha ndër të tjera Basha.