TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eros Grezda dhe Oriola Marashi kanë hequr sërish njëri tjetrin nga rrjetet sociale. Ky veprim është i përsëritur pasi çifti bëri të njëjtën gjë dy ditë pas fejesës së tyre.
Ata ishin shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku postonin foto me njëri tjetrin, nuk mungonin edhe komentet e ëmbla në postimet që bënin, por kjo gjë është zbehur kohët e fundit. Modelja nuk ka hequr postimet e saj që ka bërë gjatë pushimeve me futbollistin duke i mbajtur si një kujtim të bukur.
E çuditshmja është se në fotot e tyre nuk ekzistojnë më ‘likes’ dhe as komentet e futbollistit.
Kjo mund të jetë një mënyrë e të thënit që lidhja mes tyre ka marrë fund mirëpo duke parë se është veprim i përsëritur mund të thuhet se bëhet fjalë për lojë apo për një tërheqje vëmendje.