TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dashur pa dashur shpeshherë personazhet publikë mund të vihen në qendër të thashethemeve që mund edhe të jenë të vërteta. Së fundmi, një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur moderatores Nevina Shtylla, pasi një fanse ka aluduar se është shtatzënë.
Komenti i ndjekëses erdhi pas një fotoje që moderatorja ka publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi të lirshëm. Si duket, fakti që Nevina ka zgjedhur një model të tillë fustani duke e bërë të duket pak më e mbushur ka bërë që fansja të mendojë se është në pritje të ëmbël.
“Oh, je shtatzënë?”, ka shkruar ndjekësja. Moderatorja nuk e ka pritur mirë këtë pyetje dhe ka vendosur të reagojë publikisht duke shkruar: “E keni seriozisht domethënë?! Ka dalë në modë kjo pyetja a si?, ka shkruar Nevina duke hedhur poshtë kështu aludimet.
