TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lil Wayne dhe e dashura e tij, modelja Denise Bidot, janë ndarë.
Mirëpo, shkak për këtë, është bërë mbështetja e tij për Presidentin Donald Trump.
Përmes një postimi në twitter, 38-vjeçari ka lënë të kuptohet se Bidot nuk mund ta përballonte “zjarrin e përjetshëm”, prandaj zgjodhi të largohej.
“Unë jetoj si dua dhe e dashuroj mënyrën sesi jetoj. Unë jam një zjarr i përjetshëm, dhe një dashuri e ndezur, një djegie e shkallës së 3-të ose rri dhe vdes në dashuri. Ju po djersitni. Sinqerisht, zjarrfikësi.”, ka shkruar reperi.
Love B. Scott, ishte ai që bëri të ditur faktin se romanca e tyre mbaroi për shkak të mbështetjes që reperi tregoi për Trump.
“Ajo u nda me Wayne. Nuk ishte vetëm mbështetja e tij ndaj Trump, por kjo arsyeja më e madhe.”, tha një burim.
Me sa duket, zgjedhjet presidenciale në ShBA po shkaktojnë shumë debate të forta tek populli.