AKTUALITET, 3 Maj 2020, 23:36

'Ndjesa' e Ramës për qytetarët/ Paloka: Në mëngjes i shan me 'libër shpie', në darkë u kërkon falje

'Ndjesa' e Ramës për qytetarët/ Paloka: Në

Pas postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkonte falje qytetarëve për replikat e tij në rrjetet sociale dhe ku pranonte se ai i tillë është dhe nuk ndryshon dot, vjen reagimi i zv.kryetarit të PD, Edi Paloka.

Sipas Palokës, kryeministri në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë

"Në mëngjes në facebook, në drekë në facebook, në darkë në facebook. Udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën. Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë. Dhe e nis çdo ditë nga e para sipas shprehjes që i shkon më shumë “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Në fakt, nuk është vetëm një i ç’ekuilibruar, që nuk e di ç’bën. Është një frikacak që fshihet pas facebookut, pasi nuk ka këllqe të dalë në debat të vërtëtë as me qytetarët, as me kundërshtarët politikë", shkruan nënkryetari i PD.