AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 08:37

Mbërrijnë edhe 37 afganë të tjerë në Shqipëri, ja ku u akomoduan

Mbërrijnë edhe 37 afganë të tjerë në

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri 37 shtetas të tjera afganë të cilët Ministria e Jashtme ka njoftuar se ata do të akomodohen në Qytetin Studenti në kryeqytet.

Bashkë me shifrën e sotme, shkon në 644 numri i afganëve që janë strehua deri më sot në vendin tonë.

“Mirëmëngjes! Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.

Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, Ministria e Jashtme.