AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 11:23

DETAJE/ Kush është ish-kreu i PS që u plagos sot në Shkodër

DETAJE/ Kush është ish-kreu i PS që u plagos sot në

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Shkodër.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 54-vjeçari Nikolin Huba.

Nikolin Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit, raporton Balkan Web.

Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.