TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka miratuar reduktimin e pagës në 40% për dy gjyqtarë, pasi sipas tij, shkelën rregullat etike dhe disiplinore.
Metani bëri me dije për “News 24” se bëhet fjalë për Pajtime Fetahun, gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit dhe Hektor Sinani gjyqtar në Gjykatën e Vlorës.
Mësohet se hetimi për Sinanin dhe Fetahun ka nisur që në kohën e ILD-së së vjetër më pas dosjet i kaluan Ministrisë së Drejtësisë dhe shkeljet e tyre kanë mbetur pa hetuar.
Mësohet se këto dy çështje janë trajtuar me prioritet pasi mund të digjej afati 5-vjeçar i hetimit.
ILD ka deklaruar se është duke hetuar 18 magjistratë dhe prokurorë të tjerë për shkelje të ndryshme.
Mësohet se hetimet ndaj Pajtime Fetahut kanë nisur nga një video e transmetuar në STOP komunikimi i saj ishte i papërshtatshëm.
Është hera e parë që nga krijimi i ILD që Metani kërkon këtë masë të tillë e cila lidhet me një tentativë për të disiplinuar magjistratët dhe prokurorët.
Më 16 shtator pritet të thirren në gjykim dy gjyqtarët për të dhënë shpjegime ndaj inspektoriatit.