AKTUALITET, 22 Gusht 2018, 17:28

Ndërpritet uji më pavijonin e Hemodializës, rrezikohen pacientët kronik

Pavioni i Hemodializes në Qendrën Spitalore Nenë Tereza ka mbetur pa ujë ditën e sotme.

Burime të “Panorama” bënë të ditur se uji në QSUT është ndërprerë që prej orës 11 të paradites dhe ky problem vazhdon të mos jetë i zgjidhur.

WhatsApp Image 2018-08-22 at 17.19.13 (1)

Shërbimi i Hemodializës ofrohet për pacientët kronik në QSUT, të cilët kanë humbur funksionon e veshkave dhe mbijetojnë falë pastrimit artificial që i bëhet gjakut të tyre me anë të aparaturave.

Por këto pajisje që te vihen në punë, duhet patjetër të funksionojnë më ujë te rrjedhshëm dhe te filtruar.

WhatsApp Image 2018-08-22 at 17.19.13

Nga ndërprerja e ujit të pijshëm shumë të sëmurë detyrohen të mos marrin shërbimin shëndetësor, mos funksionimi i të cilit u rrezikon edhe jetën.

Disa qytetar janë ankuar vazhdimisht për ndërprerjen e ujit në QSUT, por kjo problematikë s’kam marrë ende zgjidhje.