AKTUALITET, 22 Gusht 2018, 17:20

Bllokimi i punimeve/ Nga Ura e Cerenecit në Librazhd, rruga u la në mes

Bllokimi i punimeve/ Nga Ura e Cerenecit në Librazhd, rruga u la në

Punimet e rrugës nacionale Ura e Cerenecit-Librazhd janë bllokuar prej një viti. Riparimi dhe asfaltimi i 34 kilometrave rrugë nisi 4 vite më parë, por mungesa e parave ndërpreu punën 3 vjet më vonë.

Kjo rrugë e konsideruar si unaza e verilindjes së vendit është në gjendje të keqe. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë ankohen se po u shkatërrohen automjetet.

Mirëmbajtje nuk ka dhe as kanale kulluese, ndërsa të prekur janë sidomos banorët e zonës.Shpesh kjo rrugë ka qenë mjaft problematike edhe gjatë dimrit, si pasojë e bllokimit nga dëbora.

Automjetet kanë mbetur të bllokuar për disa orë në trafik, deri në hapjen e rrugës./Top Channel