AKTUALITET, 22 Nëntor 2020, 10:25

Ndarja nga jeta e regjisorit Muharrem Fejzo, kolegu: Iku një njeri që mbillte fisnikëri

Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Muharrem Fejzo.

Shanaj shkruan në rrjetet sociale se ekranit i është shuar një burrë i pashëm mendje hapur.

Mes të tjerash ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare teksa ishte i shtruar në një spital në Itali pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë që mendohet se ishte prekur dhe nga COVID-19.

Muharrem Fejzo

POSTIMI:

Muharrem Fejzo,iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar nje burre i pashem mendje hapur! Sa mire ishte,kete vere.Punonte ende ne pikture. Gjate gushtit me tha dua te kesh dhurate kompozim portretin tend .

Dite covidi o Leme, e shtyjme per me vone!

Emer i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja,Operacioni Zjarri, Nje emer mes njerzeve, Muri i gjalle, Guna permbi tela, Fije qe priten, Kapedani ( bashkeautor)e tj. Skulptor, piktor!

Njeri i ditur, mik i paster,sqimtar! Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri , buzeqeshja ishte prone e tij!

Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur per mua! Mik i miqesise se qeshur !