AKTUALITET, 22 Nëntor 2020, 08:45

Mot me diell dhe vranësira të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Mot me diell dhe vranësira të pakta, si do të ndryshojnë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e para pas mesnatës do ketë vranësira të dendura veçanërisht përgjatë zonave malore.

Në lartësitë mbi 1000 m do ketë reshje borë të cilat përfundojnë në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu parashikohet prezencë mjegulle dhe mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë e vrullshme në drejtim verilindor në orët e mëngjesit e do të humbë intensitet gjatë ditës, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/16 diell

Kukës -1/10 re diell

Lezhë 4/17 diell

Dibër -2/8 re diell

Durrës 6/17 diell

Tiranë 5/16 diell

Elbasan 1/15 diell

Berat -1/19 diell

Vlorë 6/18 diell

Korcë -2/8 re diell

Gjirokastër -2/13 diell

Sarandë 5/19 diell.