TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca dhe veglat e saj mediatike, u munduan për ditë me rradhë, të ndërtojnë një fabul, për të nxjerrë Lulzim Bashën "tradhtar" të interesave kombëtare. Duke përdorur dëshminë e Milaim Bellanicës, ata u munduan të tregojnë se Basha ka marrë kasetën ku gjendeshin filmimet e masakrës së Krushës dhe e ka fshehur atë.
Por, vetë Bellanica, i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në televizionin Syri, e ka pranuar se ai ka patur vetëm një kasetë dhe se këtë kasetë i'a ka dorëzuar Dashamir Pezës. Ma pas, Peza, siç ka deklaruar edhe vetë, këtë kasetë i'a ka dorëzuar televizionit britanik BBC.
Kjo dëshmi e Bellanicës, rrëzon të gjitha akuzat ndaj Bashës. Ndërsa, Taulant Balla, njeriu që do të ndërtojë edhe një komision hetimor për këtë fabul, deklaronte në një studio tjetër televizive, po ditën e enjte, se Bellanica ka patur dy kaseta, fakt ky i hedhur poshtë nga vetë autori i filmimeve.
Ndiqeni videon më poshtë, ku Bellanica pas disa pyetjeve të gazetarit Rakipi, e sqaron ngjarjen dhe nxjerr bllof të gjithë propagandën, që populli shqiptar u detyrua të konsumonte me zor gjithë këto ditë.
VIDEO:
[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/11/ylli-bellanica.mp4" poster="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/11/rakipi-bellanica.jpg"][/video]
/TPZ.al/