AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 21:48

Ndalohet nga policia në Athinë, shqiptari del me koronavirus

Ndalohet nga policia në Athinë, shqiptari del me koronavirus

Një rajon policie në Greqi është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19.

Për këtë arsye i janë nënshtruar një karantine 14-ditore gjashtë policë dhe gjithë të ndaluarit që ndodheshin në rajon.

Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në rajonin e policisë Omonia në Athinë, ku një shtetas 35 vjeç, i ndaluar në pritje të deportimit për Shqipëri u tha policëve se nuk ndihej mirë dhe pasi u testua u gjet pozitiv me Covid.

Shqiptari, emri të cilit nuk publikohet për momentin, po mbahet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjashtë policët që patën kontakte me të u vunë në karantinë.

Rajoni i policisë do të dezinfektohet, kurse autoritetet thanë se në të do të punojë vetëm personeli i domosdoshëm.