TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kurti ka debatuar me analistin Mentor Nazarko, lidhur me lëvizjen Vetëvendosje dhe rolin e saj, ekstremizmin islamik, mundësitë për të ardhur në qeverisje, koalicionet e mundshme.
Kurti: Ne jemi një subjekt politik që, e do shtetin e Kosovës, shtet sekular, me një distancë nga të gjitha religjionet. Ne, po ashtu kundërshtojmë islamofobinë, me pushtetarët që medemek duan ta zëvendësojnë armikun tonë shekullor Serbinë me islamin. Kosova ka dy probleme të mëdha: qytetin e ndarë të Mitrovicës, përkatësisht ndikimin e Serbisë, dhe korrupsionin e madh, përkatësisht papunësinë. Dhe pushtetarët tanë, që janë edhe të korruptuar dhe po bëjnë pazare me Serbinë, dëshirojnë që ta nxjerrin problemin numër një: islamin e ekstrem. Ne e pranojmë që, ekstremizmi islamik...
Nazarko: Numri më i madh i luftëtarëve të huaj për kokë banori nga Europë janë nga Kosova.
Kurti: Ekstremizmi islamik është problem, por është problemi me numër tre apo katër. Këta dëshirojnë ta vendosin si problemin numër një dhe kultivojnë njëfarë islamofobie. Ne e kundërshtojmë edhe ekstremizmi islamik edhe islamofobinë. Ne jemi sekularë.
Nazarko: Janë pesë raste, në të cilat ju keni dalë jo vetëm në mbrojtje të ekstremizmit islamik në Kosovë, që ka dhe karakter institucional, por jeni vendosur edhe kundër Bashkësisë Perëndimore. Po ju them: keni dalë kundër ligjit të luftëtarëve të huaj; keni dalë në mbrojte të 40 imamëve që u arrestuan dhe që u proceduan; keni dalë kundër Izraelit, për të ashtuquajturën bombardimet në Gaza; keni kandiduar në Rahovec, në Prizren, njerëz që kanë mbajtur qëndrime të forta edhe kundër Izraelit, edhe kundër Shteteve të Bashkuara, për të mos thënë edhe shfaqje të tjera që ju janë karakterizuar dhe konsiderohen si flirtim i hapur me ekstremizmin islamik në Kosovë.
Kurti: Kemi kundërshtuar mënyrën e dëbimit të gjashtë shtetsave turq, ne nuk e dimë nëse janë fajtorë për ndonjë gjë ose jo, por ai rrëmbim i tyre gjatë natës dhe largimi i tyre i shpejtë nga Kosova, besojmë që është shkelje e ligjit, Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut, por Komisioni Hetimor Parlamentar duhet ta bëjë punën e vet dhe ta thotë vendimin e vet në fund. Me këtë rast, ministri i Brendshëm, që u detyrua të dorëhiqej ishte një ‘kokë turku’, i cili u sakrifikua nga Qeveria, që të mos japë dorëheqje Presidenti, që të mos japë dorëhëqej Kryeministri, e hoqën një ministër të Brendshëm.
Nazarko: Nuk ka diskutim që, në kuadër dhe të kontradiktave apo të ndryshimi të madh, që është duke pësuar Lëvizja Vetvendosja, shumë gjëra kanë ndryshuar jo vetëm në veshjen e Albinit, por edhe në qasjen e tij ndaj faktorëve më të rëndësishëm që përcaktojnë zhvillimet në Kosovë, ndaj faktorit perëndimor. Por, unë imagjinoj, nuk kam qenë brenda bisedime, që ndarja e rëndësishme që ndodhi në VetVendosje ka qenë pikërisht në zgjedhjet e fundit, kur VetVendosja ishte partia e parë, u duk se ishte afër pushtetit, por kokëfortësia, mungesa e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mungesa e elasticitetit në bashkëpunim me faktorin perëndimor, i cili sheh proceset si bashkëbisedimi me Serbinë, Gjykata Speciale, që janë procese themelore, bënë që pjesa tjetër e bashkëluftëtarëve, bashkëkohësve, bashkëveprimtarëve, të shihnin të pamundur ardhjen në pushtet me zotin Kurti si kryetar. Unë e shoh shumë të arsyeshme një pjesë të kriticizmit që ai bën për qeverisjen në Kosovë, për ata që janë protagonistët e kësaj qeverisë, edhe për zotin Thaçi, por mendoj që në sytë e faktorëve perëndimorë, lëvizja a zotit Kurti, apo zoti Kurti, që me gjithë elegancën e që karakterizon në mossulmimin e atyre që kanë qenë, të ikurit e partisë, shikohet si shkaku kryesor pse zoti Thaçi është në pushtet. Zoti Thaçi e përdor shpesh si alibi, thotë: ‘Ose, më pranoni mua njeriun e luftës, njeriun e paqes, njeriun e marrëveshjeve të mëdha, ose zgjidhni një njeri, i cili është kundër Perëndimit, që s’ka partnerë në Shqipëri, s’ka partnerë në Perëndim, s’ka as Parti Socialdemokrate, gjermane, po themi. Në këtë kuptim, ndonëse zoti Kurti mund të shkëlqejë në raport me shumë prej atyre që janë protagonistë të jetës politike në Kosovë, ndonëse ka qëllime shumë të mira...
Rakipi: Çfarë ka bërë gabim zoti Kurti?
Kurti: Ne natyrisht që, duam të vijmë në qeverisje dhe jam i bindur që do të vijmë në qeverisje, me programin tonë, me konceptin tonë ne dyfishuam votat tona. Unë kam qenë i hapur, për koalicione paszgjedhore, por ka munguar vullneti i palëve të tjera. Kemi distancë kritike për çfarë kanë bërë në të kaluarën qeveritë e mëparshme dhe ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë amnisti për kriminelët, që janë peshkaqenët e stabilitetit.
Nazarko: Edhe për ata që hedhin molotov në oborret e kryeministrave...
Kurti: Po, shikoni edhe njëherë po ju them...
Nazarko: Nuk mund të bësh koalicion me dikë që...
Kurti: Këtë nuk e ka bërë lëvizja VetVendosje.
Nazarko: Ata thonë që e keni bërë ju.
Kurti: Për gati 13 vjet që ekziston lëvizja VetVendosje, unë 10 për qind të kohës e kam kaluar në burg.
Nazarko: Ti s’po vjen në pushtet se nuk ke partnerë në Perëndim, partnerë në Shqipëri. Thua të bashkohemi tani, kur Amerika thotë ‘të lutem, mos e hap këtë temën e bashkimit’... Vetëm Serbia e do bashkimin tani.