AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 19:17

I kishte fshehur ‘sipas traditës’ 60 mijë eurot dhe kokainën, kush e spiunoi shqiptarin në Itali

I kishte fshehur ‘sipas traditës’ 60 mijë eurot dhe

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë italiane, pasi gjatë kontrollit të agjenteve iu gjetën të fshehura ne banese 2 kg kokainë dhe 60 mijë Euro, te cilat ai i kishte fshehur “sipas tradites”.

Sic shkruajne mediat italiane, shqiptari, me inicialet A.V ishte pronar i një picerie në Piediripa. Policia shkoi në shtëpinë e 33-vjeçarit në Macerata pas kallëzimit te bërë nga qytetarët.

Aty ata kanë gjetur të fshehur poshtë dyshekut kokainën dhe 60 mijë Euro kesh. Policia ka sekuestruan drogën, paratë, si dhe i ka mbyllur picerinë shqiptarit.