AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 17:54

Ish ministri i PD: Pas protestës, Xhafaj është moralisht më i dobët

Ish ministri i PD: Pas protestës, Xhafaj është moralisht më
Për ish-ministrin Besnik Mustafaj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas protesës së opozitës, moralisht është më i dobët se përpara.

I ftuar në News24, Mustafaj u shpreh: “Moralisht, ministri i Brendshëm është më i dobët se sa ishte më parë. Se si e lexon zoti Xhafaj këtë situatë nuk e di”.

Por çfarë skenari mund të ketë menduar opozita pas 28 qershorit?

“Nuk e di cfarë skenari tjetër ka ndërmend opozita, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare, do të ishte gabim të mendohej se do kemi veprime politikisht më të tendosura”, tha Mustafaj.