AKTUALITET, 6 Janar 2021, 08:38

Breshëri plumbash në drejtim të makinës së 25 vjeçarit në Lezhë

Breshëri plumbash në drejtim të makinës së 25

Mbrëmjen e së martës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica,25 vjeç.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.