Sipas Report Tv ish-kryeprokurori ka dorëzuar kërkesën vetëm pak minuta më parë në organet e Vettingut. Llalla nuk i nënshtrohet procesit të Vettingut dhe largohet kështu nga sistemi i drejtësisë.
Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, ndërsa pritet që për këtë çështje të vendosë KLP nëse ish-kryeprokurori do të kalojë në filtrat e Vettigut.
Adriatik Llalla ka qenë 5 vjet në krye të organit të akuzës, ndërsa së fundmi ai u përfol edhe në lidhje me arsimimin e tij. Llalla u akuzua se ka patur diplomë të falsifikuar dhe se nuk ka kryer shkollën e mesme.