LIFESTYLE, 11 Shtator 2019, 15:54

Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri: S’jam pro martesës, në diskutim një fëmijë

Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri:



Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

E ftuar tek “Rudina”, Anxhela ka treguar se nuk është pro një ceremonie martesore pasi do të preferonte më shumë një bashkëjetesë.

Nuk është në planet e mia të afërta, e kam thënë që nuk jam pro martesës. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës. Kjo është unaza, është dhuratë. E mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Nuk kam në planet e afërta një fëmijë por është në diskutim. Kur të vijë koha do të flasim. Jetës nuk i dihet asnjëherë,”-tha këngëtarja. 

Së fundmi këngëtarja publikoi këngën më të re në bashkëpunim me Stinen, ku edhe ishte veshur me një fustan të bardhë nusërie.