TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gianluigi Buffon po përmbyll fazën e tij të dytë me Juventusin, pasi u largua nga Paris SG në vitin 2019. Portieri 43-vjeçar ka zbuluar se ai do të largohet nga Zonja e Vjetër për herë të dytë në verë.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Barcelona është në mesin e disa klubeve europiane, të gatshme për të luftuar për të siguruar shërbimet e Buffon.
Kalimi i Buffon në “Camp Nou” do t’i siguronte trajnerit Ronald Koeman një mundësi rezervë me përvojë për Marc-Andre ter Stegen.
Por “Tuttosport” raporton gjithashtu, se ish-përfaqësuesi i Italisë është edhe në radarin e kampionëve portugezë të Sporting Lisbonës, ashtu siç pretendon se edhe Eintracht Frankfurt janë të etur për të marrë Buffonin në Bundesliga.
Media italiane raporton gjithashtu se edhe skuadra turke Galatasaray gjithashtu ka shprehur interes për yllin e Juventusit, ndërsa Olympiacos dhe Dynamo Kiev kanë kontaktuar përfaqësuesit e italianit.