SPORT, 11 September 2026, 16:52

Murinjo hidhet në kundërsulm pas kritikave: Pse nuk thonë që mund të shënonim 8 gola ndaj Interit?

Zhoze Murinjo e ka bërë të qartë se nuk do të kursejë askënd për të mbrojtur Realin dhe kjo është parë që në ndeshjet e para të tij ën drejtimin e “los blancos”. Trajneri portugez, në konferencën e sotme për mediat, ka kundërshtuar kritikat ndaj skuadrës së tij pas fitores me vuajte 2-1 ndaj Interit që vuri shpesh në vështirësi Kurtua.

Duke iu përgjigjur një pyetje për Mbape, Murinjo ishte i pandalshëm në kundërsulmin e tij duke bërë të qarët se edhe kjo etapë e dytë në ekip, do ishte po aq e zjarrtë sa e para.

“Kilian ka të drejtë, një lojtar i cili shënon 40 gola në çdo sezon nuk është problem për ekipin. Ka lloje të ndryshme personash, të cilët kuptojnë dhe nuk kuptojnë. Këta të fundit e dinë që nuk u bën mirë të flasin për gjërat e mira. Unë kam parë Kilian të kthehej për të ndihmuar Kukurejan, ndërsa një trajner shumë i vrazhdë i gërthiste kundër. Unë i vlerësoj shumë këto lloj sjelljesh.

Pastaj këta persona nuk thonë që kemi mbrojtur mirë, apo që mund të shënonim 8 gola. Do të ketë ndeshje të mërzitshme në të cilat skuadrat nuk rrezikojnë dhe përfundon 0-0. Kundër nesh Interi mund të na kishte bërë 4 gola, por ne mund të kishim bërë 8. Përse nuk e thonë? Nuk janë të lumtur pasi fituam? Grupi është shumë i lumtur, kemi vuajtur dhe humbur së bashku ndaj Betisit. Kemi atë ndjesi dhe përkushtimin për të punuar për Madridin. Do të bëjmë më të mirën tonë për të bërë njerëzit të lumtur”:, ishte komenti i Murinjos.