AKTUALITET, 25 Mars 2019, 08:46

Elbasan, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë

Elbasan, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me

Një 50-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen "Shënkoll".

Sipas policisë "shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë".

I aksidentuari u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore, fatkeqësisht ka humbur jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.