TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një biznesmen shqiptar ndërtimi është plagosur nga një bashkatdhetar në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Pratola Peligna, ku 48 - vjeçari goditi me kaçavidë biznesmenin 50-vjeçar.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i konfliktit mes dy burrave ka qenë një grua.
Emrat e dy personave nuk bëhen publik, por mësohet se 48-vjeçari fillimisht debatoi me fjalë me biznesmenin dhe më pas e qëlloi atë me kaçavidë, duke e plagosur në kokë.
50-vjeçari i plagosur ka mbërritur në banesën e tij i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku. Kjo i ka dhënë mundësi grupit hetimor të rindërtojë skenën e krimit.
Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona.
Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, u identifikua sulmuesi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorit Publik.