LIFESTYLE, 29 Korrik 2020, 16:48

Mozzik i bën dedikimin e ëmbël personit më të shtrenjtë: Jeta ime


Përpos jetës profesionale tejet të suksesshme, Mozzik është komentuar shumë edhe për jetën e tij private.

Ardhja në jetë e së bijës, Hana dhe më pas ndarja nga Loredana ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave.

Reperi ka treguar shpesh nëpër intervista se është shumë i lidhur me të bijën, ndërkohë që së fundmi ai ka publikuar një foto të ëmbël me vogëlushen, krahas së cilës shkruan:

"Jeta ime”.

Ndërkaq, përsa i përket karrierës Mozzik pritet të nxjerrë në treg albumin “MozzArt”, ndërkohë që po shijon suksesin e tre prej këngëve që ka lançuar deri më tani, mes të cilave dhe bashkëpunimi me Kidën që gjithashtu është pritur mjaft mirë nga publiku.