TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit.
Ajo është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj, të cilën kanë vetëm pak kohë që e kanë pranuar.
E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka zbuluar shumë sekrete nga marrëdhënia e tyre, ku ndër të tjera ka treguar se çfarë e bezdis më tepër tek ai.
“Tek Romeo më bezdis fakti që kalon orë të gjata në palestër. E kemi bërë në plan të shkojmë bashkë në palestër por nuk na janë përputhur oraret”, tha këngëtarja.
Ndërsa për marrëdhënien me prindërit e Romeos, Jonida u shpreh: “Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.