TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dafina Zeqiri i është rikthyer sërish çështjes së peticionit të firmosur drejtuar kompanisë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës në “Apple Maps”. Megjithëse një sërë artistësh dhe qytetarësh reaguan ndaj Appme duke i bërë thirrje të merrte në konsideratë shqetësimin e tyre, për Dafinën kjo nuk është e mjaftueshme.
E revoltuar, ajo ka bërë një postim në Instagram drejtuar qytetarëve por edhe kolegëve, për të cilët thotë se duhet t’ju vijë turp, pasi rrinë gjithë kohës në rrjete sociale dhe nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Këngëtarja pret më shumë reagime ndaj atyre
që e quajnë veten patriotë, që nuk kanë bërë asgjë.
“Duhet me ju ardh marre juve që i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton ditën e natën e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shumë se që e supportoni). Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu për t’drejtat tona n’Kosovë jo? Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria.”, ka shkruar Dafina.