TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë atë me COVID-19. Që prej 15 tetorit Doktori qëndronte në karantinë pasi ishte infektuar nga koronavirusi, duke humbur edhe 1 garë të Moto Gp, por sëfundmi italiani e ka mposhtur COVID-19.
Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë. 41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë.
Nëse këtë të premte del sërish negativ, Rossi mund të garojë në pistë të dielën. Në këtë sezon të Moto Gp, Valentino Rossi pozicionohet në vendin e 15-të të klasifikimit të përgjithshëm me 58 pikë të grumbulluara.