AKTUALITET, 21 Nëntor 2020, 19:15

Këngëtarja njofton e trishtuar se humbi njeriun e dashur

Aurela Gaçe ka shkruar disa rreshta prekës për stërgjyshin e fëmijëve, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ajo përcjell trishtimin e saj dhe të vajzave për humbjen.

Këngëtares i ka mbetur peng se për shkak të situatës së pandemisë nuk mundën as t’i shkonin në spital dhe t’i shprehnin dashurinë gjyshit të tyre.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh.

Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurela duke postuar në foto me me gjyshërit e fëmijëve.

/TPZ,al/