TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë u arrestuan në Barcelone, pasi përplasën makinën me të cilën udhëtonin në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës.
Ngjarja sipas mediave të huaja ka ndodhur sot në mëngjes, ndërkohë që raportohet se ata kanë lëshuar thirrje islamike.
Për fat nuk ka pasur të lënduar. Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.
Nga kontrolli, nuk është gjetur lëndë eksplozive në makinë.
Ministri i Brendshëm tha se ishte shumë herët për të përcaktuar qëllimet e dy te arrestuarve dhe hetimi deri më tani nuk kishte zbuluar se ata kishin ndonjë lidhje me ndonjë organizatë terroriste.