AKTUALITET, 17 Maj 2021, 10:40

"Mori dy mesazhe", gazetari jep detaje për vrasjen në Shkodër: Dikush i shkroi Endri Mustafës për të dalë jashtë

"Mori dy mesazhe", gazetari jep detaje për vrasjen në

Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen e 32-vjeçarit, Endri Mustafa në Shkodër.

Gazetari i “Panorama”, Senad Nikshiqi bën të ditur se tre ditë më parë, viktima kishte marrë dy mesazhe në celularin e tij, ku i kërkohej që të dilte jashtë.

Prej asaj ai është larguar dhe nuk është kthyer më, ndërsa u gjet i vrarë me armë zjarri pranë vendit të quajtur Livadë.

PO KUSH ËSHTË ENDRI MUSTAFA

I ndjeri ka një të kaluar problematike, ku është dënuar më parë për plagosje.

Ndërkaq në vitin 2016 ai do të përfundonte në prangat e Policisë së bashku me 5 persona të tjerë, pasi u kapën me një arsenal armësh e municionesh luftarake.

Atëherë Mustafa akuzohej për “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 anti-plumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Emri i Endri Mustafës lakohet sërish në vitin 2020, ku ai shpallet në kërkim policor gjatë operacionit “Maranaj” për fajde.

Mustafa kishte marrë dy mesazhe nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar të dilte dhe prej asaj dite familjarët nuk kishin asnjë informacion për të.