TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur këtë të dielë në Fier. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur duke lënduar një 35 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Fatmirësisht nëna dhe fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.