AKTUALITET, 17 Maj 2021, 09:15

Albin Kurti do të takohet nesër për herë të parë me Vuçiçin në Bruksel

Albin Kurti do të takohet nesër për herë të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Po nesër, Kurti takohet për herë të parë me Vuçiçin në kuadër të kësaj darke pune.

Takimi i tyre nuk konkludon me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim më shumë do të ketë diskutime mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian.