TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Matthew Palmer nuk rresht së dhëni mesazhe të këqia që kur ka filluar të merret seriozisht me Ballkanin. Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka dhënë një shembull të qartë se çfarë kupton ai me një demokraci të suksesshme. Gjatë një vizite në Mal të Zi ai e ka quajtur republikën e vogël ku mbretëron prej tre dekadash Gjukanoviçi si vendin më të suksesshëm multietnik të rajonit.
Palmer zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Gjukanoviç dhe Kryeministrin Dushko Markoviç të Malit të Zi.
“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë vendosa ta vizitoj së pari pasi mora përsipër këtë pozicion”, tha Palmer.
Që në kohën e prishjes së Jugosllavisë, vendi i vogël ballkanik, drejtohet nga një ish drejtor doganash të cilit shumë vite italianët e kanë hetuar dhe ndjekur si kontrabandist cigaresh. Që prej asaj kohe Milo Gjukanoviç, sot president, ka qenë me radhë, kryetar shteti, kryetar i parisë më të madhe, kryeministër dhe ka mbajtur në dorë frenat e pushtetit politik dhe ekonomik në Podgoricë.
Eshtë e vërtetë se ai ka veshur flamurin e properendimorit dhe ka përballë një opozitë të fortë pro ruse, por kjo nuk është kursesi e mjaftueshme për ta vizatuar atë me nota pozitive siç bën Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./Lapsi.al