AKTUALITET, 7 Dhjetor 2020, 11:49

“Bizneseve t’ju jepet një çek 1000 euro”, Basha në Laprakë: Vendi ka nevojë për qeveri të re!

“Bizneseve t’ju jepet një çek 1000 euro”, Basha

"Vendi ka nevojë për një qeveri të re që të punojë për njerëzit, jo që të rrijë në facebook dhe në instagram."

Me këto fjalë i është drejtuar Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, një biznesmeni të vogël sot në Laprakë, në nisje të një turi takimesh me qytetarët në këtë njësi për problemet e shkaktuara nga pandemia.

Më tej, Basha hyri në një piceri, ku foli me pronarin e saj për vështirësitë.

“Ne kemi propozuar që për një periudhë gjashtëmujore, - tha Basha, - t’ju jepet një çek një mijë euro, kjo do t’ju ndihmonte. Po ashtu për atë punonjës që s’ke mundësi ta paguash, 200 mijë lekë të vjetra për ta rimarrë në punë. Unë garantoj se nesër do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet.”

VIDEO: