BALLKAN, 19 Shtator 2020, 18:07

Ministria e Arsimit në Kosovë paralajmëron: Nëse situata përkeqësohet, shkollat mund të mbyllen

Ministria e Arsimit në Kosovë paralajmëron: Nëse situata


Ministria e Arsimit në Kosovë i ka bërë thirrje mësuesve dhe nxënësve për kujdes të shtuar në shkolla, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe personave të tjerë duke respektuar masai anti-Covid.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat ajo paralajmëron se nëse situata përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimin për mbylljen e tyre.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim