BALLKAN, 19 Shtator 2020, 10:33

Cikloni “Ianos” në Greqi, humb jetën një shqiptar

Cikloni “Ianos” në Greqi, humb jetën një shqiptar


Një nga viktimat e motit të keq në Greqi është shqiptar. Mediat greke raportojnë se një fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur pak më parë në Karditsa.

63-vjeçari po kërkohej që prej ditës së djeshme nga djali i tij, ndërsa sot është gjetur i pajetë nga ekipet e shpëtimit.

Situata në zonat e  prekura nga cikloni paraqitet serioze. Rrugët janë përmbytur nga shirat e vrullshën, në zonat detare anijet janë fundosur, ndërsa shumë biznese janë shkatërruar.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.