TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha sot se vendi i tij priste që Bashkimi Evropian (BE) të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëse jeni pjesë e problemit, si mund të ndërmjetësoni midis Turqisë dhe Greqisë? Ose, midis turqve dhe grekëve qipriotë”, tha Çavuşoğlu teksa iu drejtua Komitetit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme përmes video-konferencës.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.