TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, është përfshirë në një "skandal rozë".
The Sun ka publikuar fotot ku ai shfaqet duke përqafuar dhe puthur ndihmësen e tij, Gina Coladangelo, të cilën ai e caktoi drejtoreshë jo ekzekutive të departamentit të shëndetit vitin e kaluar.
Të dy janë të martuar dhe kanë respektivisht nga tre fëmijë me partnerët e tyre.
Ministri e ka komentuar lajmin, duke thënë se pranon që ka shkelur rregullat e distancimit social, por kërkon të respektohet privatësia e tij dhe familjes "në këtë çështje personale".
Sipas një zëdhënësi të qeverisë, punësimi i Coladangelo ka qenë brenda rregullave dhe se nuk është shkelur asnjë prej tyre.
Ministri i Transporteve e konsideroi këtë një "çështje personale".
Ndërsa një zëdhënës i opozitës laburiste, tha: "Ministri ka të drejtën e jetës private, por kur përfshihen taksat e qytetarëve, ose kur punët u ofrohen miqve të cilët janë në marrëdhënie personale me një ministër, atëherë kjo gjë duhet të shihet me vëmendje. Qeveria duhet të jetë transparente dhe e hapur, nëse ka konflikt interesi apo janë shkelur rregullat".
Foto e publikuar nga tabloidi "The Sun":
