AKTUALITET, 17 July 2026, 11:32

Ministri Hoxha, me homologun serb, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të skandaloze të ministres serbe, për Kosovën: Minojnë stabilitetin!

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerialit për ​​Rikthimin e Terrorizmit Politik me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç.

Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit në rajon.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha njoftoi se gjatë takimit ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, e cila tha se ‘do e kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, nëse do të kisha mundësi’.

Hoxha theksoi se gjatë takimit theksoi nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin e bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.

"Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane", thekson Ministri i Jashtëm.

"Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi", shkruan më tej Hoxha.