TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka pohuar sot në "Studio e Hapur" se, çështja e hidocentraleve që ishte dhënë leje për t'u ngritur në kanionin e Skraparit janë në proces shqyrtim. Gjiknuri, i pyetur me insistim nga Eni Vasili nuk ka pranuar të thotë me siguri se ato do të anullohen. “Ministria e Mjedisit po shqyrton dokumentacionin e ndikimit në mjedis dhe nëse dokumentat janë të manipuluara” lejet do të anulohen tha Gjiknuri. Por, po ta marim të mirqenë deklaratën e ministrit, lind natyrshëm pyetja: “Po nëse shqyrtimi i dokumentacionit nuk ka përfunduar ende, nga u nis shefi i tij që shpalli që të premten premtimin se hidocentralet mbi kanion nuk do të ngrihen?
Nëse Rama pohoi se “qeveritë dallohen nga mënyra si veprojnë kur janë duke gabuar”, atëhere pyetja që lind është: Ku e di Rama që është duke gabuar, kur sipas Gjiknurit, ekspertiza nuk paska përfunduar akoma.