TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në “San Siro” kundër Torinos, një takim i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit.
Skuadra e Gennaro Gattuso-s nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e djeshme e Lazios, për të krijuar një shkëputje në renditje. Pas këtij barazimi, në fakt, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, vetëm një më shumë se bardhekaltrit.
Pavarësisht barazimit 0-0, rastet nuk i kanë munguar dy skuadrave për të shënuar dhe për të marrë tri pikët. Ky ka qenë barazimi i katërt radhazi mes këtyre dy ekipeve në ndeshjet e kampionatit.