AKTUALITET, 18 Janar 2021, 11:40

Metereologët: Si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Metereologët: Si do të jetë moti për pesë ditët e
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë. Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët. Në ditët e fundit të javës nuk do të mungojë shiu, bora në zonat malore dhe era e fortë. Njoftimi i plotë i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak: Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë! Duke bërë një panoramë të përgjithshme rreth parashikimit të motit për këtë javë ajo që vihet re është moti me luhatjet e tij. Më konkretisht: Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit. Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore. Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore. Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore. Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore. Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!

Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë! Duke bërë një panoramë të...

Posted by Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare on Monday, January 18, 2021