TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mark Marku do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.
Pedagogu ka qenë më parë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Përballë nga socialistët, Marku do të ketë ish-ministren e Arsimit, aktualisht deputete e PS-së, Lindita Nikolla.
Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, etj.