TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“ABC” zbardh ngjarjen e plotë lidhur me italianin Davide Pekoreli, që u raportua si zhdukje misterioze.
Davide Pekoreli është gjetur i djegur brenda makinës së tij në Pukë në datë 5 Janar, por fillimisht policia nuk e ka raportuar ngjarjen duke hetuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo gjithçka ishte aksidentale. Pas hetimeve ka rezultuar pista e dytë, që djegia e tij brenda në makinë ishte aksidentale.
Por cilat ishin lëvizjet e tij dhe si përfundoi në Pukë?
“ABC” mëson se italiani nga Vlora në datë 3 Janar kishte udhëtuar në drejtim të Pukës ku kishte fjetur dy net.
Në të gëdhirë të datës 5 Janar trupi i tij është gjetur i djegur brenda makinës që kishte marrë me qira kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Brenda makinës ka pasur detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që kishte në vendin tonë.
Dëshmia e gruas
Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.
Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.
“ABC” sjell pamjet e makinës në flakë, të cilën italiani kishte marrë me qira sapo kishte zbritur në Shqipëri.
Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Davide Pekoreli ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.