AKTUALITET, 6 Maj 2021, 14:14

Meta: I lumtur që prita në Tiranë presidentin e Sllovenisë, Sllovenia merr Presidencën e BE më 1 korrik të këtij viti

Meta: I lumtur që prita në Tiranë presidentin e Sllovenisë,
Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në Tiranë homologun e tij, kreun e shtetit slloven, Borut Pahor. Meta ka publikuar foto nga takimi i përbashkët, ndërsa shprehet se shteti slloven do marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti. Postimi i plotë: I lumtur të mirëpres sot në Tiranë, në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim, Borut Pahor. Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti. Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së Presidentit të Sllovenisë sot në Shqipëri. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë. ?????

I lumtur të mirëpres sot në Tiranë, në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim,...

Posted by Ilir Meta on Thursday, May 6, 2021